​Raportimet për bomba në Zagreb

​Raportimet për bomba në Zagreb

Në Zagreb, raportet për bomba mbërritën në disa qendra tregtare të dielën.

Policia ishte në vendngjarje dhe të gjithë u evakuuan dhe pas kontrollit të sigurisë në godinë, punonjësit në shumicën e qendrave u kthyen në punë.

Mesazhi kërcënues me përmbajtje shqetësuese ka mbërritur në mëngjes pas orës gjashtë, ndërsa posta ka mbërritur edhe në disa qendra të tjera tregtare të cilët kanë lajmëruar policinë dhe kanë bërë kontroll para hapjes së qendrës.

“Eksploziv në qendër tregtare. Unë jam një vrasës i datëlindjes. Lindur per te vrare. Të gjithë do ta ndjeni urrejtjen time ndaj shpërthimeve. Të gjithë do të vdisni”, thuhet në përmbajtjen e mesazhit, raportojnë mediat kroate.

Mesazhi u dërgua nga domeni rus dhe autori u prezantua si Stegosaurus – një dinozaur me katër këmbë.

Shpërndaje në: