​Shpërthim në Lion, plagosën dhjetëra persona

​Shpërthim në Lion, plagosën dhjetëra persona

Një pako bombë shpërtheu sot në një rrugë shumë të frekuentuar të Lionit, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur lehtë, vetëm dy ditë para zgjedhjeve evropiane.

Kjo pako, që mbante vidha, gozhdë apo bulona sipas burimeve policore, ishte vendosur pranë një dyqani në një rrugë shumë të frekuentuar pranë sheshit  “Bellecour”, në qendër të qytetit, një prej më të mëdhave në Francë.

E gjithë zona është evakuuar dhe rrethuar nga forcat e rendit.

Asnjë pistë nuk privilegjohet për këtë shpërthim, në një vend shumë të traumatizuar nga një valë atentatesh xhihadiste të paprecedenta, që kanë shkaktuar vdekjen e 251 personave që prej vitit 2015.

Shpërndaje në: