​Super-kompjuteri japonez tregon se lagështia zvogëlon përhapjen e koronavirusit

​Super-kompjuteri japonez tregon se lagështia zvogëlon përhapjen e koronavirusit

Një super-kompjuter japonez ka treguar se lagështia mund të ketë një efekt të madh në përhapjen e grimcave të virusit, andaj rreziku i infeksionit rritet në kushtet e thata, të mbyllura të muajve të dimrit.

Këto zbulime sugjerojnë që përdorimi i lagështuesve mund të lehtësojë përhapjen e infeksionit në kushte ku ventilimi i rregullt i dhomës duke hapur dritare nuk është i mundur, tregon një studim i përbashkët i kryer nga Universiteti Ricken dhe Kobe.

Shkencëtarët përdorën super-kompjuterin Fugaku për të simuluar emetimin dhe rrjedhën e grimcave të vogla (aerosole) të njerëzve të infektuar në hapësira të ndryshme të mbyllura.

Lagështia nën 30 për qind e dyfishon sasinë e aerosolit krahasuar me lagështinë prej 60 për qind ose më shumë, treguan simulimet.

Studimi më tej tregoi se mburojat transparente të fytyrës nuk janë aq efektive sa maskat në parandalimin e përhapjes së aerosoleve.

Kërkime të tjera gjithashtu kanë konfirmuar se nëse uleni në një tryezë në shoqëri, ekziston një rrezik më i lartë i infektimit nga njerëzit që ulen në të majtë ose në të djathtë sesa nga njerëzit përtej tryezës.

Ajo gjithashtu tregoi se numri i këngëtarëve në kor duhet të jetë i kufizuar dhe se ata duhet të mbajnë një distancë.

Një ekip hulumtues i udhëhequr nga Makoto Cubokura më parë përdori super- kompjuterin Fugaku për të simuluar infeksionin e koronavirusit në trena, vendet e punës dhe shkolla.

Shpërndaje në: