​Tahiri: Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse dalim nga koalicioni

​Tahiri: Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse dalim nga koalicioni

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës Besnik Tahiri ka folur rreth pozicionimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai  ka thënë se AAK-ja nuk është e interesuar për prishjen e koalicionit qeveritar. Madje, Tahiri ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk i jep ‘pesë para’ nëse AAK-ja del nga Qeveria.

“Pesë para nuk i jep Hoti që bie prej Qeverisë. Unë e di që ai nuk e ka këtë brengë. AAK nuk e ka kulturë shantazhin për rrëzimin e qeverisë”, u shpreh ai në një emision.

Shpërndaje në: