​Thaçi: Gjendja aktuale është tejet shqetësuese, kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë

​Thaçi: Gjendja aktuale është tejet shqetësuese, kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë

Presidenti Hashim Thaçi, e ka vlerësuar tejet shqetësuese situatën aktuale me Covid-19 në vend.

Andaj ka kërkuar kujdes maksimal nga të gjithë, duke kërkuar respektimin e plotë të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covdi-19.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka ngushëlluar të gjitha familjet për humbjen e më të dashurve të tyre nga kjo pandemi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë.

Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë.

Si president i vendit shpreh falënderim të madh për gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu. Po ashtu, u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës. HTH

Shpërndaje në: