​Vdes ikona e muzikës franceze

​Vdes ikona e muzikës franceze

Një ikonë e vërtetë e muzikës franceze, Juliette Gréco, ka vdekur në moshën 93-vjeçare pas një karriere historike që zgjati tetë dekada.

E lindur në vitin 1927, Gréco u burgos nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por më pas filloi të performonte në klubet e bodrumeve dhe kafenetë.

E veshur me të zeza, ajo u bë muzë për filozofët dhe shkrimtarët përfshirë Jean-Paul Sartre dhe Albert Camus.

Ajo vetëm ndaloi së performuari në moshën 89-vjeçare pas një turneu lamtumirës.

Gréco ishte gjithashtu një aktore e njohur, duke punuar me disa nga aktorët e mëdhenj të kinemasë, si Jean Cocteau, Ingrid Bergman, Orson Welles dhe Ava Gardner.

Në Francë, ajo arriti sukses të madh në mesin e viteve 1960, duke luajtur rolin e një skizofrenike në mini-serialin televiziv drithërues Belphégor.

Ishte martuar tre herë, por gjithashtu kishte një lidhje të gjatë me borizanin e xhazit Miles Davis.

Si Tu T’imagines, Parlez-moi d`Amour dhe Je Suis Comme Je Suis – ishin hitet e mëdha të këngëtares së njohur franceze.

Shpërndaje në: