​Vdes një vullnetar që mori pjesë në provat e vaksinave të Oksfordit

​Vdes një vullnetar që mori pjesë në provat e vaksinave të Oksfordit

Një vullnetar nga Brazili, i cili mori pjesë në testet e vaksinës antiCOVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, ka vdekur në fazën e tretë të një prove klinike të vaksinës, konfirmoi agjencia shtetërore rregullatore e shëndetit brazilian Anvisa.

Universiteti i Oksfordit njoftoi se ai nuk mori vaksinën, por një placebo, që do të thotë se nuk vdiq nga pasojat e vaksinës.

Pas vdekjes së vullnetarit, Oksford njoftoi se vullnetari ishte pjesë e grupit të kontrollit dhe se në vend të vaksinës kundër koronavirusit, ai e mori atë kundër meningjitit.

Rregullatori brazilian i shëndetësisë njoftoi se zhvillimi i vaksinës do të vazhdojë, pavarësisht vdekjes së vullnetarit, raporton Reuters.

Ata gjithashtu deklaruan se ishin informuar për vdekjen e vullnetarit më 19 tetor, por për shkak të etikës dhe konfidencialitetit, në përputhje me rregulloret kombëtare dhe ndërkombëtare, të dhënat për vullnetarët e provave klinike duhet të mbahen sekrete.

Universiteti federal në Sao Paulo konfirmoi vdekjen e vullnetarit në një deklaratë të veçantë, duke bërë të ditur se ai ishte një shtetas brazilian.

Universiteti i Oksfordit njoftoi se një organ i pavarur kishte konfirmuar se aksidenti nuk ishte një efekt anësor i vaksinës dhe se hetimi po vazhdon.

“Pas analizës së kujdesshme të këtij rasti në Brazil, nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar për sigurinë e provës klinike dhe një organ i pavarur, si autoritetet braziliane, ka këshilluar që testimi të vazhdojë”, tha një zëdhënës i universitetit.

Shpërndaje në: