​Vetaksident në Sibovc të Podujevës, një i lënduar

​Vetaksident në Sibovc të Podujevës, një i lënduar

Një person ka marrë lëndime si pasojë e një vetaksidenti në Sibovc të Podujevës.

Zëdhënësja e policisë rajonale për Prishtinë Flora Ahmeti ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, sipas të dhënave të policisë gjatë tri vjetëve të fundit në aksidentet rrugore në Kosovë kanë humbur jetën rreth 300 persona, prej tyre 111 vetëm në vitin 2021.

Të premten dhe të shtunën janë regjistruar 118 aksidente trafiku me një të vdekur dhe 43 persona të lënduar. Ndërsa sot në një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë dy persona kanë vdekur dhe disa tjerë janë lënduar.

Shpërndaje në: