​Volkswagen kërkon falje për reklamën raciste

​Volkswagen kërkon falje për reklamën raciste

Prodhuesi gjerman tërhoqi një reklamë për Golf nga rrjetet sociale dhe kërkoi falje pas akuzave të ashpra se videoja ishte raciste.

Videoja prej 10 sekondash u postua në Instagram për të promovuar gjeneratën e re të modelit Golf.

Ajo tregon një dorë të madhe të një personi “të bardhë”, i cili së pari e shtyn një njeri me lëkurë të errët nga makina dhe më pas e merr, duke e mbajtur kokën, te dera e hapur dhe më në fund e shtyn në kafene.

Shikuesit gjithashtu vunë re se shkronjat lundruese në reklamë duket se paraqesin një fjalë fyese për njerëzit me lëkurë me ngjyrë në gjermanisht.

Të tjerë theksojnë se titulli i ndërtesës në të cilën njeriu po zhduket është gjithashtu fyes – “Petit Colon”, i cili u kujton atyre kolonializmin.

Pas reagimeve të përdoruesve të rrjeteve sociale, menaxhimi i gjigantit gjerman automobilistik lëshoi një falje, transmeton KosovaPress.

“Ne do të hetojmë se si diçka e tillë mund të ketë ndodhur, do të ketë pasoja. Pa dyshim – video është e papërshtatshme dhe pa shije”, thuhet në deklaratën e kompanisë në Wolfsburg.

“Ne me siguri do të hetojmë se si diçka e tillë mund të ketë ndodhur dhe sigurisht që do të ketë pasoja.”

Shumëkush shprehu mosbesim që videoja ishte lejuar që të botohej.

“Ky është një njoftim i keq dhe racist,” tha një përdorues.

Shpërndaje në: