​Votohet Qeveria e re, Dimitar Kovaçevski kryeministër i Maqedonisë Veriore

​Votohet Qeveria e re, Dimitar Kovaçevski kryeministër i Maqedonisë Veriore

Kuvendi i Maqedonisë Veriore i dha sonte mbështetje Qeverisë së propozuar nga mandatari Dimitar Kovaçevski.

Gjysmë ore para mesnate, 62 deputetë votuan pro Qeverisë së re, 46 kundër, ndërsa nuk kishte të përmbajtur.

Votimi i qeverisë së re vjen pasi Zoran Zaev dha në tetor të vitit të kaluar dorëheqje, pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Shpërndaje në: