​Voton Goran Rakiq: Procesi po zhvillohet normalisht

​Voton Goran Rakiq: Procesi po zhvillohet normalisht

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka hedhur votën e tij për zgjedhjet lokale në Kosovë.

Rakiq pas votimit tha se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe se procesi po vijon të zhvillohet pa ndonjë telash.

Para mediave foli edhe kandidati për kryetar të Mitrovicës së veriut, Millan Radojeviq i cili tha se zgjedhjet nënkuptojnë mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

“Të gjitha qendrat janë hapur me kohë dhe procesi po zhvillohet normalisht. Ftoj të gjithë qytetarët që në numër sa më të madh të votojnë”, tha Rakiq.

Ndërsa Radojeviq tha se “Gjithçka deri tani është duke shkuar në mënyrën më të mirë. Këto zgjedhje nënkuptojnë mbrojtjen e lirisë së shkrehjes”, tha ai.

Shpërndaje në: