​Voton Qëndron Kastrati: Subjektet politike po qëndrojnë afër shkollave

​Voton Qëndron Kastrati: Subjektet politike po qëndrojnë afër shkollave

Kandidati për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati ka votuar në qendrën me të madhe të votimit, në shkollën “Ismail Qemali”. Ai tha se është i informuar se në afërsi të shkollave po qëndrojnë përfaqësues të subjekteve politike.

Qëndron Kastrati nga Partia Social Demokrate u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, në mënyrë që pjesëmarrja e lartë të vendos demokracinë.

“Unë i ftoj sot të gjithë qytetarët që të dalin në mënyrë sa më masovike në zgjedhje. Më me rëndësi se kush po fiton është pjesëmarrja në zgjedhje dhe kur është pjesëmarrja e lartë fiton demokracia domosdoshmërish. Unë i ftoj qytetarët që të dalin sa më shumë në zgjedhje edhe në këtë kohë që ka mbetur dhe të dëshmojmë që edhe për Kosovë edhe për Ballkan jemi një vend model se sa mirë e organizojmë procesin zgjedhor”, theksoi ai.

Derisa është pyetur për parregullsitë, Kastrati tha se ka subjekte politike të cilat po qëndrojnë pranë qendrave të votimit.

“Janë këto ekipet e kolegëve dhe pak sa jam i informuar ka prezencë afër shkollave të subjekteve politike por është një çështje me të cilën ende janë duke u marrë, ende nuk po mundem me konsideruar që ka një parregullsi që do të ndikonte në rezultatin e zgjedhjeve”, shtoi ai.

Në Kamenicë të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë në 28 qendra të votimit.

Shpërndaje në: