​Vrasja e dyfishtë në Pejë, merren pamjet nga kamerat

​Vrasja e dyfishtë në Pejë, merren pamjet nga kamerat

Po bëhen pesë orë prej kur kanë filluar hetimet në vendin e ngjarjes të vrasjes së dyfishtë.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj mbetën të vrarë pas gjuajtjes me armë zjarri në Pejë.

Deri më tani është ekzaminuar një nga tri veturat të cilat janë në zonën ku po kryhen hetimet nga të shumtë hetues policor.

Pranë vendit ku ka ndodhur kjo tragjedi në një lokal janë siguruar edhe pamjet e kamerave.

Tani do të vijohet me ekzaminime të njërës veturë të të vrarëve dhe veturës së vëllait të Astritit, Avniut. Ky i fundit është plagosur, ndërkohë që pas trajtimeve është në mbajtje. Dy anët e rrugës pranë shkollës “Ali Hadri” janë të bllokuara me shiritat policorë.

KosovaPress ka biseduar me banorë afër shtëpisë së Astritit, ku kanë treguar se kjo vrasje ndodhi shumë shpejt. Ata kanë dëgjuar shkrepje të armëve, ku më pas kanë parë edhe dy të vrarët të shtrirë në tokë. Të njëjtit nuk kanë pranuar të flasin para kamerës, për shkak të lidhjeve që kishin me familjen e Astritit.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj ishin nga Partia Demokratike e Kosovës. Ademaj ishte kandidat për kryetar të Pejës, ndërsa Kadrijaj, ish-kandidat për kryetar të Deçanit.

Shpërndaje në: