​Vuçiq: S’do të kemi ushqim të mjaftueshëm, por Rusisë s’do t’i vendosim sanksione

​Vuçiq: S’do të kemi ushqim të mjaftueshëm, por Rusisë s’do t’i vendosim sanksione

Presidenti Aleksandar Vuçiq ka pranuar se Serbia do të jetonte dhjetë herë më mirë sikur të vendoset sanksione ndaj Rusisë, por pavarësisht kësaj ai edhe një herë këmbënguli se nuk do të ndodhë një gjë e tillë.

Vuçiq në TV Prva tha se në Serbi nuk do të ketë ushqim të mjaftueshëm në periudhën e ardhshme.

“Duhet të mendojmë nëse do të kemi mjaftueshëm benzinë, qymyr dhe gaz, nëse do të mund të mbijetojmë! Dimri i ardhshëm do të jetë më i vështiri në histori në 70 vjetët e fundit. Problemi është se askush nuk dëshiron të dëgjojë askënd përveç qëndrimit të tyre tifoz. Sigurisht që do të ketë mungesa ushqimore. Ka energji të mjaftueshme, por për shkak të politikës së çmendur nuk do të jenë në dispozicion nga të gjitha anët”, tha ai.

Vuçiq tha se Serbia ka pasoja të mëdha pasi nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Shtatë producentë, regjisorë dhe aktorë amerikanë refuzuan të vijnë në Serbi sepse ne nuk vendosëm sanksione. Po pësojmë dëme të mëdha, por nuk kërkoj mirënjohje nga askush. Do të ishte mirë që ambasadori i Federatës Ruse të ishte pak më korrekt kur foli për këtë, por ne nuk po e bëjmë për ta, por për veten tonë, sepse e dimë se sa të padrejta janë sanksionet. Ne do të jetonim 10 herë më mirë nëse do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, por ne s’do ta bëjmë këtë”, zbuloi ai.

Presidenti Vuçiq beson se konflikti bërthamor është real.

“Të gjithë do të donin paqen, por pala tjetër duhet mposhtur. Do të ketë një luftë më të madhe se sa është tani. Presidenti kinez paralajmëroi Evropën se duhet të kujdeset për sigurinë, sepse kjo krizë e vogël dhe e kufizuar në Ukrainë mund të bëhet shkak i konflikteve të mëdha globale. Këto konflikte i pres në vjeshtë dhe prandaj pres një dimër të vështirë. Konflikti më i madh është realiteti. Shanset janë më të mëdha që të ndodhë sesa jo”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: