​Xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës sjell duele të zjarrta

​Xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës sjell duele të zjarrta

Superliga e Kosovës në futboll ka arritur deri tek xhiroja e nëntë, e cila njëherit shënon edhe fundin e pjesës së parë të kampionatit.

Pas dueleve fantastike të zhvilluara në xhiron e tetë, njëjtë, e mbase edhe më të zjarrta pritet të jenë ballafaqimet e xhiros së nëntë.

Në Suharekë do të ballafaqohen Ballkani dhe Prishtina, ndeshje që pritet të ofrojë një lojë shume të hapur dhe të bukur.

Arbëria – Drita, është një tjetër ndeshje e kësaj jave e cila shihet si një sfidë shumë interesantë.

Këto janë të gjitha duelet e xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës:

Gjilani – Besa

Ballkani – Prishtina

Drenica – Trepça 89’

Feronikeli – Llapi

Arberia – Drita

Këto ndeshje zhvillohen në mesjavë

Shpërndaje në: