1 mijë e 174 pacientë të shtrirë në ShSKUK, 95 prej tyre të vaksinuar me dy dozat

1 mijë e 174 pacientë të shtrirë në ShSKUK, 95 prej tyre të vaksinuar me dy dozat

1 mijë e 174 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, ku 123 prej tyre janë të vaksinuar me nga një dozë e 95 të tjerë me të dy dozat.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1 mijë e 54 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.

Ndërkaq 1 mijë e 70 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi, 12 gjenden në respiratorë dhe 67 të tjerë me maskën CPAP.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: