1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

1 mijë e 457 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Në rënie janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë, situatë kjo rredhojë e së cilës edhe janë lehtësuar masat nga qeveria e Kosovës.

Që disa ditë, Kosova po shënon edhe numër më të vogël të viktimave, teksa nga raportet ditore statistikat tregojnë se rastet e reja sillen rreth 50 deri në 70.

E numri më i madh i të shëruarve, ka ndikuar që në vendin tonë të bijen edhe rastet aktive.

Aktualisht, janë edhe 1 mijë e 457 të tilla, gjë që paraqet situatë shumë më të mirë se sa që ishte ajo në gusht.

Deri tani, në Kosovë si pasojë e COVID-19 kanë ndërruar jetë 625 persona.

Teksa, janë konfirmuar gjithësej 15 mijë e 574.

Shpërndaje në: