1 mijë metra nën tokë për të nxjerrë krom, plagoset rëndë minatori
Një minator është plagosur rëndë në minierën e Martaneshit në rrethin e Bulqizës, teksa punonte për të nxjerrë krom.
Ngjarja e rëndë siç raporton gazetari Enver Doçi për BalkanWeb është regjistruar rreth orës 11:00 të ditës së sotme, kur minatori, Avni Heti 45 vjeç ka hyrë si çdo ditë në galeritë e minierës.
Në momentin që është plagosur rëndë, Heti punonte në 1 mijë metra thellësi nën tokë. Sipas të dhënave në spitalin rajonal të Bulqizës, minatori është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tirnaë, duke qenë se gjendja e tij ishte tepër e rëndë.



