1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve gjilanas se kishin me vete marihuanë

1 muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve gjilanas se kishin me vete  marihuanë

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 1 muaji ndaj të dyshuarave E.Z dhe A.R, me dyshimin e bazuar se të pandehurit pa autorizim kanë poseduar me qëllim shitje apo shpërndarje substancë narkotike të llojit marihuanë.

Sipas kërkesës së Prokurorisë̈, gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve policorë në veturën e të dyshuarve është gjetur substanca narkotike e paketuar në 6 (gjashtë) qese të vogla në sasi prej 3.5 gram, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kërkesën për caktimin e paraburigmimt në seancën dëgjimore e kanë kundërshtuar mbrojtësit e të pandehurit avokatët Shpetim Bislimi dhe Taulant Aliu, duke i propozuar gjykatës shqiptimin e ndonjë mase tjetër alternative.

Vepra penale për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës është e dënueshme me gjobë ose burg prej 1 deri 8 vite burg.

Sipas Prokurorisë̈, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 30.8.2021 në Viti, të pandehurit pa autorizim kanë poseduar me qëllim shitje apo shperndarje substancë narkotike të llojit marihuannë.

Të pandehurit gjersa ishin duke udhëtuar me veturën “Pasat”, gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve policor në veturë është gjetur substanca narkotike e paketuar në 6 (gjashtë) qese të vogla në sasi prej 3.5 gram. Gjatë testit fushor, kanë realizuar pozitiv.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Shpërndaje në: