10 ditë frike për prindërit tanë: Gjashtë djem e dy vajza rrahën pesë nëna e katër baballarë

10 ditë frike për prindërit tanë: Gjashtë djem e dy vajza rrahën pesë nëna e katër baballarë

Dhuna në familje është bërë një temë shumë shqetësuese në javët dhe muajt e fundit, me shumë burra që po rrahin gratë e tyre. Por, një formë tjetër e dhunës po ndodh heshturazi në Kosovë.

Ajo është dhuna e fëmijëve ndaj prindërve të tyre.

Gjatë ditës së sotme, u njoftua se një vajzë e mitur në Obiliq ka rrahur të dy prindërit e saj që më pas ishte dashur të merrnin trajtim në spital.

Në Dragash ka ndodhur një tjetër rast i dhunës në familje. Një burrë ka rrahur babain e tij.

Më pas, pardje (31 gusht), një burrë ka rrahur babain dhe motrën e tij në orët e para të mëngjesit, përcjell Periskopi.

Po atë ditë, edhe në Lipjan një person ka rrahur babain dhe i ka demoluar shtëpinë.

Në Podujevë ndërkohë, një burrë ka kanosur nënën e tij.

Në Fushë Kosovë ishte një vajzë që në gjendje të dehur rrahu nënën. Po nga gjendja e dehur, por kësaj radhe e të birit, e pësoi një nënë tjetër në Leposaviq.

Dhe rasti i fundit i dhjetë ditëve të fundit është ai i një burri që rrahi nënën.

Kjo nënkupton se gjatë dhjetë ditëve të fundit është raportuar rrahja e katër baballarëve dhe pesë nënave, nga gjashtë djem dhe dy vajza respektivisht. /Periskopi

Shpërndaje në: