10 mijë dollarë për një fustan që nuk ekziston

10 mijë dollarë për një fustan që nuk ekziston

Në fillim të këtij viti Richard Ma, shefi ekzekutiv i kompanisë së sigurisë Quantstamp në San Francisko, shpenzoi 9,500 dollarë (7,500 £) për një fustan për gruan e tij.

Kjo është një shumë e madhe për një fustan,  veçanërisht kur ai nuk ekziston, të paktën jo në formë fizike.

Bëhet fjalë për një fustan dixhital, i dizenjuar nga shtëpia e modës The Fabricant,  ku për imazh ka   gruan e Richard, Mary Ren, i cili më pas mund të përdoret në rrjetet sociale.

“Definitvisht është shumë i shtrenjtë, por është si një investim,” thotë Z. Ma, shkruan BBC.

Ai shpjegon se ai dhe gruaja e tij zakonisht nuk blejnë rroba të shtrenjta, por thotë  se e bleu këtë fustan për faktin se  mendon se ka vlerë afatgjatë.

“Në 10 vitet e ardhshme të gjithë do të veshin modën dixhitale.  Është moment unik. Është e kohës”, tha ai.

Zonja Ren  e ka postuar imazhin në Facebook, dhe përmes WeChat, por ka zgjedhur të mos e postojë  platforma të tjera publike, përcjell periskopi.

Shpërndaje në: