10 shenja që partneri është SHUMË më kontrollues seç duhet!

10 shenja që partneri është SHUMË më kontrollues seç duhet!

1. Jeni gjithnjë e më shumë të izoluar nga miqtë dhe familjarët.

Sigurisht që çdo marrëdhënie kërkon një angazhim kohor dhe patjetër që do t’ju duhet të përshtasni kohën. Megjithatë nëse partneri ju kërkon që të kaloni më pak kohë me familjarët ose miqtë, ndonjëherë ju kthen edhe kundër tyre, bëni mirë t’i mendoni këto detaje.

2. Nuk keni shumë njerëz me të cilët mund të bisedoni.

Një partner kontrollues ka tendencën të mendojë se është në gjendje t’u përgjigjet të gjitha nevojave tuaja. Nëse vini re që nuk telefononi më miken/mikun i/e ngushtë për një këshillë, atëherë ndoshta po përballeni me një tjetër formë të izolimit. Bëni kujdes.

3. Kërkoni falje gjatë gjithë kohës.

E gjeni veten duke kërkuar ndjesë edhe pse jeni të sigurta që nuk keni faj. Kjo është një shenjë e një partneri kontrollues, pasi përpiqet të ketë gjithë fuqinë në marrëdhënie dhe ndër të tjera, duke qenë kritik, ia del që gabimet e tij të adresohen te ju.

4. I mbani sekrete të kota.

Jeni të vetëdijshme se nuk po bëni asgjë të keqe nëse për shembull pini një kafe me një koleg pune, megjithatë një detaj të tillë ia mbani sekret. Një gjë e tillë tregon frikë nga gjykimi/reagimi dhe është shenjë se ai ju kontrollon më shumë seç duhet.

5. Ai vendos “kushte”.

Ekspertët theksojnë se nëse partneri përdor fjali të tipit “do të dua më shumë nëse i lyen flokët e verdha”, ose “të dua më shumë kur je më e dobët”, është një këmbanë alarmi për marrëdhënien tuaj.

6. Partneri mendon se ka gjithmonë të drejtë.

7. Ju trajton si të ishin fëmijë.

Bëni diferencën mes rregullave dhe kufizimeve që janë një formë mbrojtjeje dhe atyre që dëshmojnë për një dëshirë ekstreme për t’ju kontrolluar në çdo hap.

8. Vendos gjithnjë ai.

Mendimi juaj nuk ka rëndësi pasi “ai i di më mirë disa gjëra”.

9. Keni ZERO privatësi.

Nëse ju pyet për rrogën mos e vrisni mendjen, tregojani. Por nëse kërkon të lexojë mesazhet me miqtë tuaj, të kontrollojë historikun e veprimeve bankare, historikun e laptopit dhe kë keni kërkuar në Instagram, tregohuni më të kujdesshme. Gjithë kjo nevojë për “transparencë” nuk është shenjë e mirë.

10. Ju kritikon edhe për gjërat më të zakonshme.

Të gjithë përpiqemi të kritikojmë veten, por sa gjë e bukur është të dëgjosh partnerin të të kritikojë për gjërat më të vogla? Aspak.

Shpërndaje në: