10 shtetet që shpenzuan më së shumti për ushtrinë

10 shtetet që shpenzuan më së shumti për ushtrinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë listën e shteteve që kanë investuar më shumë për ushtrinë, me 611 miliardë dollarë, shpenzime ushtarake, gjatë vitit 2016.

Kjo shumë është thuajse e barabartë me shpenzimet ushtarake të 9 shteteve të tjera, që plotësojnë dhjetëshen e parë të shteteve më “dorëlëshuara”, ndaj përforcimit të ushtrisë.

Nëntë shtetet e tjera të listës kanë shpenzuar në total 632 miliardë dollarë, pra vetëm 21 miliardë më shumë se SHBA­të. Të llogaritura në përqindje, shpenzimet ushtarake të SHBA­ve, janë sa 36% e shpenzimeve ushtarake të të gjithë globit.

Këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqe, në Stokholm.

Më poshtë po ju sjellim listën me shtetet që kanë kryer më shumë shpenzime ushtarake dhe vlerën e ketij shpenzimi.

1.SHBA – 611 miliardë dollarë

  1. Kina – 215 miliardë dollarë
  2. Rusia – 69 miliardë dollarë
  3. Arabia Saudite – 64 miliardë dollarë
  4. India – 56 miliardë dollarë
  5. Franca – 56 miliardë dollarë
  6. Britania – 48 miliardë dollarë
  7. Japonia – 46 miliardë dollarë
  8. Gjermania – 41 miliardë dollarë
  9. Koreja e Jugut – 37 miliardë dollarë

Shpërndaje në: