10 të vdekur nga koronavirusi brenda ditës në Kosovë

10 të vdekur nga koronavirusi brenda ditës në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë edhe 10 persona të prekur me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vend kanë ndërruar jetë 10 persona të prekur me koronavirus të cilët kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, i cili bëri të ditur se numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 237.

Shpërndaje në: