10 trajnerët më të paguar në botë

10 trajnerët më të paguar në botë

Emërimi i Jose Mourinhos në krye të Tottenhamit ka bërë kurioz opinionin sportiv për pagën që do të përfitojë trajneri luzitan te londinezët, pasi historikisht ka qenë ndër më të paguarit në qarkullim.

Presidenti i Spurs, Daniel Levy do të shpenzojë jo pak por 17.5 milionë euro në vit për Mourinhon, një shifër shumë e lartë, por që nuk e vë në majën e listës së më të paguarve luzitanin.

Sipas prestigjiozes spanjollë Marca, “Special One” është vetëm i pesti në listë. Të gjithë mund të mendojnë se tekniku më i pasur është Pep Guardiola i Manchester Cityt, por nuk është kështu.

10 trajnerët më të paguar:
1 – Diego Simeone – Atlético de Madrid (41 milionë euro)

2 – Pep Guardiola – Manchester City (24 milionë euro)
3 – Ernesto Valverde – Barcelona (23 milionë euro)
4 – Zinedine Zidane – Real Madrid (21 milionë euro)
5 – José Mourinho – Tottenham (17.5 milionë euro)
6 – Fabio Cannavaro – Guangzhou Evergrande (15 milionë euro)
7 – Jurgen Klopp – Liverpool (13 milionë euro)
8 – Leonardo Jardim – Mónaco (13 milionë euro)
9 – Carlo Ancelotti – Napoli (12 milionë euro)
10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

Shpërndaje në: