10 viktima nga zjarri në Tetovë, numri mund të rritet

10 viktima nga zjarri në Tetovë, numri mund të rritet

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe,  ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar Filipçe në Twitter.

“Kjo është një ditë shumë e trishtuar, i shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve”.

Shpërndaje në: