100 euro një metër dru, Selmanaj: A ka Qeveri ky vend?

100 euro një metër dru, Selmanaj: A ka Qeveri ky vend?

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka reaguar pas lajmit se një metër dru në Prishtinë po shitet deri në 100 euro.

Ai përmes një statusi në Facebook, ka pyetur se a ka Qeveri ku vend e institucione që kujdesen për qytetarët?

Sipas tij, Qeveria po tallet me qytetarët duke bërë thirrje për kursim të energjisë, duke e quajtur këtë turp të pa fund.

“Deri 100 euro një metër dru!!!A ka qeveri ky vend?!A ka në këtë vend institucione që kujdesen për qytetarët e vet?!E në vend të kësaj këta kanë zgjedhë të tallen me ne, jo hiqni prej rryme lojërat e fëmijëve, jo izoloni shtëpitë, jo lahuni nga dy persona…Turpi i tyre nuk paska fund”, ka shkruar Selmanaj.

Shpërndaje në: