100 euro sivjet janë 45 për qind më pak se vjet

100 euro sivjet janë 45 për qind më pak se vjet

Kushdo që shkon me 100 euro në dyqan, do ta vërejë dukshëm efektin e inflacionit.

Krahas shtrenjtimit të shportës bazike për konsumatorë, norma vjetore e inflacionit për muajin maj, sipas Agjencisë së Statistikave, ka shkuar në 12.5%.

Kjo situatë e ka alarmuar opozitën. Madje LDK do të propozojë rezolutë dhe debat parlamentar që mbahet javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Këto ide po i kundërshton pushteti, që thotë se këto masa do t’i trashnin vetëm fitimet e bizneseve.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, paralajmëroi diçka tjetër.

“Po punojmë për një vendim që cakton çmim tavan dhe marzhë maksimale të fitimit, sepse në situata të tilla të jashtëzakonshme, është e domosdoshme që Qeveria të ndërhyjë në treg për të stabilizuar çmimet”, shkroi Murati në Facebook.

Kurse ekonomisti Medain Hashani sugjeron heqje dorë nga investimet kapitale për një kohë, duke e rishikuar buxhetin dhe duke e koncentruar atë në subvencione.

Inflacioni i majit ishte me i larti që nga korriku i 2008-ës, kur norma kishte shkuar në 14.1%.

Shpërndaje në: