1000 ushtarë të ri me pajisje amerikane dërgohen në Raqa

1000 ushtarë të ri me pajisje amerikane dërgohen në Raqa

Observatori i të Drejtave të Njeriut në Siri ka deklaruar se forcat demokratike siriane të dielën edhe nga fronti jugor kanë hyrë qytetin Raka.

Agjencia e lajmeve ISNA duke cituar kanalin televiziv Sky News në gjuhën arabe, njoftoi se me bashkimin e rreth 1000 ushtarë të ri të trajnuar me forcat demokratike të Sirisë në frontin e Rakasë, këto forca arritën të hyjnë në zonat jugore të qytetit Raka dhe të vendosin nën rrethim të plotë terroristët e mbetur të ISIS në këtë qytet.

Forcat e reja të cilat kryesisht janë arabë dhe janë trajnuar nga Amerika, janë të pajisur me lloje të ndryshme të armëve dhe me automjete të blinduara. Bashkimi i këtij numri të madh të forcave në frontin e Rakasë, operacionet e luftës kundër ISIS do t’i çojnë përpara me një shpejtësi më të madhe. Gjatë muajve të fundit është ngushtuar në masë të madhe hallka e rrethimit të terroristëve të ISIS në veri të Sirisë dhe forcat e mbështetura nga Amerika gjatë muajit të kaluar kanë hyrë në këtë qytet nga lindja dhe perëndimi.

Ditën e enjte forcat demokratike të Sirisë që përbëhen nga forcat kurde dhe arabe, kanë mbyllur edhe korridorin e fundit të ISIS në jug të Rakasë dhe në këtë mënyrë e kanë vendosur nën rrethim të plotë këtë qytet.

Rami Abdurrahman, drejtori i Observatorit për të Drejtat e Njeriut në Siri, deklaroi: “Forcat Demokratike të Sirisë për herë të parë të parë kanë arritur të hyjnë në zonat jugore të Rakas dhe kanë marrë nën kontroll tregun Al-Hal. Ky treg tërësisht është nën kontrollin e këtyre forcave dhe ISIS po kryen kundër sulme për ta rimarrë këtë nën kontroll këtë qytet”.

Forcat demokratike të Sirisë më 6 qershor për herë të parë kanë hyrë në qytetin Raka. Ditën e diele janë zhvilluar luftimeve të ashpra mes terroristëve të ISIS dhe forcave demokratike të Sirisë në lagjen Al-Sanatu në lindje të Rakas.

Muhamed Khaled Shakir, zëdhënësi i forcave Nakhabe të Sirisë, deklaroi se këto forca aktualisht janë vetëm 100 m larg hyrjes “Bab Baghdad” në pjesën e vjetër të Rakas. Forcat Nakhabe të Sirisë, janë një grup i forcave arabe që po bashkëpunojnë me kurdët dhe po mbështeten nga Uashingtoni, mirëpo nuk janë pjesë e forcave demokratike të Sirisë.

Shpërndaje në: