109 vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë: Qëndroni larg burrave, veç bëjnë telashe

109 vjeçarja tregon sekretin e jetëgjatësisë: Qëndroni larg burrave, veç bëjnë telashe

Njerëzit ymërgjatë janë pyetur vazhdimisht për të fshehtën e atij ymri ose jete. Në një hulumtim të bërë në ShBA që merrej me të moshuarit mbi 100 vjeç dilnin rezultate të ndryshme.

Për disa sekreti ishte familja, disa të tjerë thonin që të jetuarit e jetës në maksimum. Sidoqoftë, një prej përgjigjeve më befasuese erdhi nga një grua 109 vjeçare, me emrin Xhesi Gallën [Jessie Gallan], raporton Periskopi prej një faqeje me emrin Healthyfoodhouse.com.

E lindur më 1906, Xhesi u rrit në Kintore të Skoci në një fermë familjare. Jeta e saj ishte e thjeshtë e fshatare.

Në shkollë kishte shkuar fare pak dhe më pas kishte gjetur punë në kuzhinën e një ferme. Ajo kishte punuar edhe si shërbëtore në qytet, po ashtu. Punoi gjatë në një familje të pasur, pas së cilës iu rrek punës në industrinë e shërbimeve.

Gallani vdiq në vitin 2015 por ia doli të ofronte sekretin për jetëgjatësinë e saj.

“Sekreti im për jetëgjatësinë ka qenë t’iu rrija larg burrave. Ata bëjnë më shumë telashe se që kanë vlerë.” – kishte thënë ajo. /Periskopi

Shpërndaje në: