11 fëmijë të vdekur në Rusi si pasojë e motit të keq
Së paku 11 fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë llogariten të zhdukur gjatë motit me stuhi në liqenin Siamozero në rajonin veriperëndimor rus Karelia, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia ruse e lajmeve TASS raportoi se ekipet e shpëtimit nga liqeni kanë nxjerrë trupat e pajetë të 11 fëmijëve, ndërsa vazhdojnë kërkimet për dy të zhdukur. Bëhet fjalë për fëmijë të moshës prej 12 – 15 vjeçare të cilët kanë ardhur nga Moska.
Fëmijët, 49 prej tyre, ishin ndarë në dy anije dhe një varkë, ndërsa në breg ka arritur një anije.
Ekipet e shpëtimit arritën që të shpëtojnë 11 fëmijë, ndërsa një vajzë arriti të notojë deri në breg.



