11 milionëshi për energjinë elektrike në veri mund të shkoj në Kushtetuese

11 milionëshi për energjinë elektrike në veri mund të shkoj në Kushtetuese

Avokati i Popullit po shqyrton mundësinë që çështjen e 11 milionshit të energjisë elektrike për veriun ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

“Vendimi i Kuvendit të Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove për pagesën e rrymës në veri të enjten në një njëfarë mënyre cenon prapë të drejtat e qytetarëve në përgjithësi, sepse në fund të fundit këtu mjete që ndahen për mbulimin shpenzimeve janë të buxhetit dhe të taksapaguesve të Kosovës”, ka deklaruar Avokati i Popullit Naim Qelaj, për Albanian Post.

Megjithatë, ai theksoi se në ditët në vijim do ta analizojnë këtë rast dhe do ta dalin me një deklaratë zyrtare.

“Ne do ta analizojmë në ditët ne vijim këtë rast dhe nëse e konsiderojmë që është e nevojshme do të dalim me deklaratë zyrtare”, tha Qelaj.

Të enjten, me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar rekomandimet e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri Ndërmarrësi, dhe Tregtisë, që t’iu alokohen mjetet financiare dhe përgjegjësitë, që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT, të bëjë pagesën e faturave të energjisë elektrike për serbët që jetojnë në katër komunat veriore të Kosovës.

Banorët e katër komunave në veri të Kosovës Leposaviq, Mitrovicë Veriore, Zubin Potok dhe Zveçan që nga viti 1999, pas përfundimit të luftës nuk kanë paguar faturat e shpenzuara të energjisë elektrike.

Shpërndaje në: