Eksperti tregon disa nga skemat se si pastrohen paratë nëpërmjet kriptovalutave

Eksperti tregon disa nga skemat se si pastrohen paratë nëpërmjet kriptovalutave

“Në Shqipëri mund të pastrohen paratë shumë thjeshtë, sepse askush nuk i kontrollon transaksionet e kriptovalutave”.

Kështu u shpreh eksperti i IT-së, Besmir Semanaj.

Ai tregoi disa nga skemat se si mund të pastrohen para nëpërmjet kriptovalutave.

“Një ndër skemat janë mikserat, një tip exchange të cilat kriptovalutën e ndajnë në portofole të vogla, e bashkojnë dhe e përziejnë me kriptovaluta që janë të rregullta. Duke kaluar nga mikseri në mikser e bën shumë të vështirë, por jo të pamundur, gjetjen e burimit dhe kalimit të këtyre transaksioneve.

Mënyrë tjetër është e gaming apo gambling online. Duke përdorur portofole në kripto, personat mund të luajnë në kazino, paratë që mund të merren nga aty mund të deklarohet sepse në një farë mënyrë është e ligjshme. Kemi dhe exchange të parregulluara në shumë shtete, ose exchange dark të cilat mund të funksionojnë për pastrimin e parasë”, tha Semanaj në “Euronews Albania”.

Ai nënvizoi se bazuar në legjislacionin shqiptar, nuk është e ndaluar prodhimi i kriptovalutave.

Shpërndaje në: