Emrat e 10 kandidatëve për 5 pozita për zëvendës të Avokatit të Popullit

Emrat e 10 kandidatëve për 5 pozita për zëvendës të Avokatit të Popullit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sot do të mundohen të zgjedhin 5 zëvendës të Avokatit të Popullit, të cilët kanë me mandat 3 vjeçar.

Në mesin e 10 kandidatëve, ligjvënësit duhet të zgjedhin pesë prej tyre.

Kandidatët e propozuar janë: Anita Çavdarbasha, Basri Kastrati,  Leutrim Syla, Majlindë Sinani Lulaj, Naile Alaj,  Niman Hajdari, Valbona Puka Gola dhe Vjollca Sopi. Ndërsa nga radhët e komuniteteve janë:  Marija Radulovic dhe Rialda Kolenovic Ibrahimi, raporton RTKlive.

Kjo pikë e rendit të ditës është e nënta me radhë. Zgjedhja e pesë zëvëndësve të Avokatit të Popullit bëhet duke u bazuar në Ligjin Nr. 05/L -019 të datës 28 maj 2015.

Në nenin 5, në pikën 1, flitet për për përbërjen e institucionit të Avokatit të Popullit. Pastaj në pikën  1.1, shkruan se ai përbëhet nga vetë Avokati i Popullit e në pikën 1.2 se ai ka pesë (5) zëvendës.

Shpallja e konkursit për zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit, është shpallur në fillim të vitit, përkatësisht me 2 shkurt  dhe ka skaduar me 16 shkurt 2022, raporton RTKlive.

Avokati i Popullit zhvillon hetime, jep rekomandime, publikon raporte, si dhe avokon për të drejtat dhe liritë e njeriut, kurse pesë zëvëndësit, janë të ndarë në departamente të ndryshme dhe

 

 

Shpërndaje në: