Iu pranua në punë djali në konkursin e dyshimtë, zyrtari i Auditimit të KEK-ut ka rreth 200 mijë euro para në bankë

Iu pranua në punë djali në konkursin e dyshimtë, zyrtari i Auditimit të KEK-ut ka rreth 200 mijë euro para në bankë

Një hulumtim i mediave në Kosovë shpërfaqi nepotizmin e aplikuar në baza partiake dhe familjare të një konkursi të KEK-ut, ku kishin aplikuar 4 mijë e 668 persona për 150 vende të lira.

Sipas raportimeve, përveç militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, përfitues ishin edhe familjarë të anëtarëve të komisionit intervistues të punësimit. Pas trysnisë publike, gjithçka mori fund pasi u aktivizuan mekanizmat ligjor të shtetit për të parë mbarëvajtjen e procesit. Kësisoj konkursi u anulua nga KEK-u.

Rasti më i rëndë ishte ai i me djalit e të zyrtarit kryesor të Auditimit të Brendshëm në KEK, Ismet Vrapçani.

Në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, Vrapçanit i është publikuar formulari i pasurisë, shkruan Periskopi.

Ai është punësuar si Zyrtar kryesor i Auditmit në korporatë  në korrik të vitit 2021.

Deklarimi i pasurisë së tij nuk ka nxjerr shumë pasuri të luajtshme e të pa luajtshme, por shumë para të mbajtura në bankë.

Fiks 161 mijë euro ka deklaruar para në emrin  tij si depozitë në një institucion financiar. 33,931.00 euro i ka deklaruar në emrin e bashkëshortes. Pra, mjete të grumbulluara në bankë kanë 195 mijë euro.

Veç dy lloje të hyrash ka deklaruar zyrtari i KEK-iu, pagën e tij 28,135.49 euro në vit, dhe të bashkëshortes e cila po ashtu, sipas deklarimit punon në Korporatën Energjetike të Kosovës, e cila merr një pagë vjetore 12,666.70 euro.

Po t’i punësohej edhe djali në konkursin e fundit, e gjithë  familja do të kishin afër njëri-tjetrin.

Pasuri të paluajtshme ka deklaruar një shtëpi 160 m2 të trashëguar, dhe një banesë në emrin e bashkëshortes 95 m2, po ashtu e trashëguar.

Ka deklaruar që ka edhe një veturë në emrin e djalit në një vlerë prej 8 mijë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: