12 persona janë nxjerrë gjallë nga spitali në Tetovë, gjendja e tyre është stabile

12 persona janë nxjerrë gjallë nga spitali në Tetovë, gjendja e tyre është stabile

Mediat nga Maqedonia raportojnë se 12 persona janë nxjerrë të gjallë nga Spitali Modular dhe janë dërguar për shërim nëpër institucione të ndryshme shëndetësore, përfshi edhe Qendrën Klinike në Shkup.
Gjithashtu mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndryshe nga kjo tragjedi e mbrëmshme numri i viktimave ka arritur në 14, kjo është konfirmuar edhe nga Prokuroria e shtetit.

Shpërndaje në: