12 persona me koronavirus të shtrirë në Infektivë, pacienti me dializë në gjendje të rëndë
12 persona janë të shtrirë me koronavirus në Klinikën Infektive të QKUK-së, nëntë prej të cilëve janë në gjendje stabile, dy po marrin oksigjenoterapi dhe një pacient vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë.
Në këtë klinikë ka ndërruar jetë një paciente e dializës nga komuna e Dragashit, që kishte marrë virusin në Spitalin e Prizrenit derisa po merrte trajtim.
Edhe pacienti që është në gjendje të rëndë ka sëmundje kronike të veshkave dhe është në dializë.
Nga klinika sot do të lirohen pesë pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19, ndërsa 2 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid-19 vazhdojnë trajtimin në klinikë.



