120 minatorë të ngujuar në Trepçë shkaku rrymës, kreu i Sindikatës për Periskopin kallëxon çka po ndodh

120 minatorë të ngujuar në Trepçë shkaku rrymës, kreu i Sindikatës për Periskopin kallëxon çka po ndodh

Një lajm shqetësues e ka dhënë për Periskopin kreu i Sindikatës së Trepçës, Gani Osmani i cili në një bisedë telefonike, tha se kanë mbetur të ngujuar  120 minatorë të Trepçës, si shkak ndërprerja e rrymës, shkruan Periskopi.

Ai tha se i kanë informuar përgjegjësit për gjendjen me rrymë, dhe se janë duke rregulluar, por që mbetet të shihet.

Sipas tij nëse rregullohet mund të dalin për dhjetë minuta.

“Janë në minierë nga 120 minatorë, ndërrimit të parë. Ata janë hala aty deri të ndreqet rryma. S’munden me dalë der isa të vjen rryma, si të ndreqet defekti ata munden për 10 minuta me dal jashtë””, tha Osmani.

Ndërkaq në anën tjetër mundësitë për të dalë nga aty janë shumë të vogla pasi lifti nuk mund të shfrytëzohet ndërsa shkallët paraqesin rrezik pasi janë të prishura, por shpresojmë që shumë shpejt të rregullohet rryma aty./Periskopi

Shpërndaje në: