13 nga 36 klubet profesioniste në Gjermani po përballen me falimentim

Periskopi.com Sporti

Situata ekonomike e shumë klubeve të Bundesligës dhe të kategorisë së dytë gjermane është më dramatike se që është ditur deri më tani.

Kështu ka shkruar të premten mbrëma sajti i njohur gjerman, Kicker.

“13 prej 36 klubeve profesioniste përballen me falimentim këtë edicion për shkak të pandemisë së koroanvirusit”, ka shkruar ky medium.

Sidomos në Bundesliga 2 situata është dramatike. Është raportuar se shtatë klube duhet të shpallin falimentimin në fund të majit, nëse nuk vazhdon kampionati deri atëherë dhe nëse një ratë e të hyrave nga partnerët medial nuk paguhet në Ligën Gjermane për distribuim te klubet.

Kësti i fundit nga kontrata aktuale me media, duhet të paguhet në fillim të majit. Dy ekipe tjera të Bundesliga 2 do të falimentojnë në qershor, nëse pagesa nuk realizohet.

Sipas Kicker, një klub i Bundesligës, po ashtu është i rrezikuar dhe mund të paguajë obligimet vetëm deri në maj. Tri klube tjera do të rrezikohen në qershor.

Shpërndaje në: