13 të vdekur dhe së paku 150 të lënduar në New Delhi gjatë vizitës së Trump

13 të vdekur dhe së paku 150 të lënduar në New Delhi gjatë vizitës së Trump

Së paku 13 persona, përfshirë një oficer policie kanë ndërruar jetë gjatë dy ditëve gjatë përballjeve në kryeqytetin indian.

Qindra mbështetës dhe kundërshtarë janë përballur rreth ligjit të ri që shpejton marrjen e shtetësisë për pakicat jomyslimane të disa vendeve të caktuara, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Dhuna në New Delhi shpërtheu të hënën pak orë para se aty të arrinte për vizitë Presidenti i SHBA-së, Donald Trump që qëndroi për dy ditë në Indi.

Më së shumti dhunë ka pasur në East Delhi, afërsisht 10 kilometra prej kur Trump mbante takim me Kryeministrinë e Indisë, Narendra Modi.

Shpërndaje në: