13 viktima nga moti i keq në Evropë, mes tyre edhe fëmijë

13 viktima nga moti i keq në Evropë, mes tyre edhe fëmijë

Stuhi të fuqishme kanë goditur zona të Evropës qendrore dhe jugore, duke vrarë të paktën 13 persona, përfshirë tre fëmijë.

Vdekjet, shumica nga rënia e pemëve, u raportuan në Itali dhe Austri dhe në ishullin francez të Korsikës, shkruan BBC.

Shiu i dendur dhe erërat shkatërruan kampingjet në ishull, ndërsa në Venecia dëmet kanë qenë të shumta.

Stuhitë pasojnë javë të të nxehtit dhe thatësirës në pjesën më të madhe të kontinentit.

Në Korsikë, erërat që frynë deri në 224 km/h shkulën pemët dhe dëmtuan shtëpitë e lëvizshme.

Autoritetet atje thanë se një vajzë 13-vjeçare u vra nga një pemë që u rrëzua në një kamping.

Një burrë vdiq në një incident të ngjashëm dhe një grua e moshuar u vra kur makina e saj u përplas nga çatia e shkëputur e një kasolleje në plazh.

Dy persona tjerë kanë vdekur në det.

Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka arritur në Korsikë për të inspektuar dëmet dhe ka konfirmuar vdekjen e gjashtë në atë zonë.

Dhjetëra njerëz tjerë janë plagosur në tokë dhe det./Euronews/

 

Shpërndaje në: