14 viktima nga zjarri në Tetovë, nevojitet analizë e ADN-së për identifikimin e tyre

Periskopi.com Lajme

Disa nga viktimat në Tetovë kanë pësuar djegie të mëdha, derisa është vështirë të identifikohen.

Sipas një komunikate për media nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut, thuhet se për identifikimin e disa viktimave, duhet të bëhen analiza të ADN-së.

Po ashtu, për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

“Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.