15 pyetjet e Pallaskës drejtuar institucioneve për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

15 pyetjet e Pallaskës drejtuar institucioneve për rrethanat e vdekjes së Astrit Deharit

Pallaska, duke thënë se bashkëndjen me familjen, shton se duhet rezistuar ndaj impulsit të parë për të nxjerr gjykime të parakohshme për shkakun dhe rrethana e kësaj tragjedie.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Sot kur të gjithë po bashkëndjejmë dhimbjen e familjes Dehari për humbjen e më të dashurit të tyre, duhet t’i rezistojmë impulsit të parë për të nxjerrë gjykime të parakohshme për shkakun dhe rrethanat e kësaj tragjedie.

Në këto momente të vështira duhet të thirrim forcën e arsyes për të parashtruar pyetjet që do të ndriçojnë këtë tragjedi dhe do të identifikojnë personat dhe/apo institucionet përgjegjëse.

Në vijim janë disa nga pyetje e shumta që duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse në lidhje me këtë tragjediA ishin konsideruar në mënyrë shteruese masat alternative për sigurimin e prezencës së tij në procedurë penale, si për shembull arresti shtëpiak?

– A kishte paraqitur ndonjë kërkesë dhe/apo ankesë i ndjeri që nga momenti i caktimit të paraburgimit?

– Si dhe brenda cilës kohë u adresuan këto kërkesa dhe/apo ankesa?

– A i ishte nënshtruar ekzaminimit mjekësor i ndjeri para fillimit të paraburgimit me qëllim të përcaktimit të rrezikut nga vetë-lëndimi?

– A kishte qasje i ndjeri në ndihmë të mirëfilltë mjekësore gjatë qëndrimit në paraburgim dhe, nëse po, a e përdori ndihmën mjekësore ndonjëherë?

– A u vizitua i ndjeri nga psikologu i qendrës së paraburgimit dhe, nëse po, çfarë përfundime u nxorën nga këto vizita?

– A u identifikua ndonjë problem në ushqim apo shëndetësor gjatë qëndrimit të tij në paraburgim dhe, nëse po, si u trajtuan problemet e identifikuara?

– Çfarë të drejta për vizita i kishte caktuar gjykata të ndjerit duke marrë parasysh profilin dhe gjendjen e tij?

– Me kë kontaktoi dhe kush e vizitoi të ndjerin gjatë qëndrimit të tij në paraburgim, dhe atë në çfarë cilësie dhe sa shpesh?

– Çfarë procedure të kontrollit iu nënshtruan personat që vizituan të ndjerin gjatë qëndrimit të tij në paraburgim?

– Kush ishin personat me të cilët i ndjeri ndau qelinë dhe për çfarë vepra penale akuzoheshin ata?

– Kush e raportoi incidentin brenda qendrës së paraburgimit dhe sa ishte koha e ndërhyrjes nga organet përgjegjëse?

– Ku, kur, nga kush dhe si iu dha të ndjerit ndihma e parë?

– Si dhe nga kush u sigurua vendi i ngjarjes dhe gjësendet e personale të të ndjerit pas transportimit të tij në qendrën mjekësore?

– Kush e vizitoi vendin e ngjarjes pas incidentit dhe në çfarë cilësie?

Familjes dhe shoqërisë së të ndjerit, ngushllime.

Shpërndaje në: