15-vjeçari në Miçigen vrau tre dhe plagosi tetë nxënës të shkollës, dyshohet se armën ia bleu babai

15-vjeçari në Miçigen vrau tre dhe plagosi tetë nxënës të shkollës, dyshohet se armën ia bleu babai

Tre nxënës janë varë dhe tetë të tjerë janë plagosur, duke përfshirë mësuesin, si pasojë e të shtënave me armë zjarri në një shkollë në shtetin amerikan, Miçigen.

Zyrtarët kanë thënë se një djalosh 16-vjeçar dhe dy vajza të moshave 14 dhe 17-vjeçare kanë vdekur.

Të shtënat kanë ndodhur në shkollën e mesme Okford, rreth 55 kilometra në veri të Detroidit.

Policia supozon se i dyshuari, nxënës në shkollë, e ka përdorur armën që ia ka blerë babai javën e kaluar.

Nxënësit kanë thënë se janë fshehur nën banka gjatë sulmit.

Sipas zyrtarëve, i dyshuari, 15-vjeçar mund të ketë nisur sulmin pesë minuta pasi është telefonuar policia.

Nënsherifi i qarkut Oklland, Mike McCabe, ka thënë se nuk janë dëgjuar të shtëna gjatë arrestimit dhe adoleshenti nuk është plagosur./REL/

Shpërndaje në: