16 të vdekur në Kinë: Verë e nxehtë me shumë përmbytje

16 të vdekur në Kinë: Verë e nxehtë me shumë përmbytje

16 njerëz kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur nga përmbytjet në veriperëndim të Kinës.

Përmbytjet ndodhën në një rajon malor të qarkut Datong në provincën Qinghai, ku janë prekur më shumë se 6.200 njerëz nga gjashtë fshatra.

Këto përmbytje vijnë gjatë një vere shumë të nxehtë në Kinë, ku qytete të shumta regjistrojnë temperaturat e tyre më të larta.

Sipas transmetuesit shtetëror, CCTV tashmë është ngritur edhe shtabi i emergjencës.

Përmbytjet e mëdha në Kinën jugore në qershor, zhvendosën më shumë se gjysmë milioni njerëz dhe shkaktuan rreth 250 milionë dollarë dëme.

Shpërndaje në: