16 vjeçari nga Kosova që mori pjesë në konferencën “Model-UN”

16 vjeçari nga Kosova që mori pjesë në konferencën “Model-UN”

 

16-vjeçari Drin Sylejmani, entuziast dhe i pasionuar për të ditur më shumë rreth çështjeve aktuale me të cilat po përballet aktualisht bota, ka marrë pjesë në konferencë tre-ditore në Hagë të Holandës “Model-UN”, që ka zgjatur tre ditë. Në këtë konferencë është diskutuar për Këshillin e Sigurimit, Asamblenë e Përgjithshme, krizën me refugjatët dhe aktualitete të tjera.Edhe pse aktualisht në klasën e 11-të në “American School of Kosova”, Drin Sylejmani ishte i interesuar të mësonte më shumë për sigurinë dhe migrimin, probleme me të cilat po ballafaqohen aktualisht vendet perëndimore.

Sylejmani thotë se në konferencë ka mësuar për shkaqet e migrimit ilegal që po ndodh drejt vendeve perëndimore. Shkaktarë për këtë, ai tha se është presidenti sirian, Bashar Al Asad i cili nuk e ka lëshuar pozitën e tij të pushtetit dhe ka nxitur luftë civile.

Më tej, atë fluks të refugjatëve, sipas tij, e ka rritur edhe organizata terroriste ISIS.

“Ai kundër protestuesve ka bërë një luftë civile, ku hapur një luftë tepër të madhe ku shumë njerëz kanë nisur me migru prej atij vendi, por s’ka qenë asgjë serioze. Kanë qenë deri në 200-300 mijë, jo më shumë, por pastaj ka ardhur edhe ISIS në gjithë këtë tollovi dhe ka dashur të përfitojnë. Këta kanë qenë grupi më dhunshëm prej të gjithëve, kanë përfitu, kanë vjedh banka, kanë bombardu xhamia e tjera gjëra dhe prapë thirren në emër të Zotit…. Kur ISIS ka marrë pushtet 4 milionë njerëz e kanë lënë vednin dhe shumica e tyre kanë shkuar në vendet fqinje si në Jordani. Por Jordania nuk ka qenë e përgatitur për të marrë aq shumë refugjatë. Dhe të gjitha kampet që kanë qenë në Jordani pa kushte, s’kanë pasur ushqim, ujë e doktorë dhe shumica prej këtyre refugjatëve kanë vdekur. Pastaj, refugjatët janë kthyer nga Evropa e kanë pa që kanë mundësi dhe është kontinent shumë i përparuar dhe kanë vendosur me shku”, tha ai.

Sipas tij, ligji ndërkombëtar mbron refugjatët dhe thotë se asnjë refugjat, të cilit i rrezikohet jeta në shtetin e tij për arsye politike, personale etj., nuk duhet të kthehet në atë shtet. Ndërsa, për ata të cilët po ikin nga vendi i tyre drejt vendeve

Shpërndaje në: