16-vjeçari palestinez, thikë ushtarit izraelit

16-vjeçari palestinez, thikë ushtarit izraelit

Ky është momenti kur një adoleshent palestinez përpiqet të godasë një ushtar izraelit përpara se ai ta godasë për vdekje.

Ishin disa kamera sigurie që filmuan të gjithë skenën e ngjarjes në qytetin Hebron, të Palestinës. Nga pamjet duket si 16-vjeçari i afrohet ushtarit duke u munduar t’i tregonte disa letra.

Por pasi i afrohet, adoleshenti nxjerr një thikë dhe përpiqet ta godasë Ushtarin e Forcave Mbrojtëse të Izraelit.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se një 16-vjeçar palestinez u qëllua për vdekje pasi u përpoq të godiste me thikë një ushtar të Forcave Mbrojtëse.

Shpërndaje në: