16 vjeçari theret me thikë në Prishtinë, Policia jep detaje për Periskopin

16 vjeçari theret me thikë në Prishtinë, Policia jep detaje për Periskopin

Një 16 vjeçar është therë me thikë në Prishtinë para pak çastesh – raporton Periskopi.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza”.

16 vjeçari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë e policisë janë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

“Rreth ores 22:30 kemi pranuar nje informate per nje rast te therjes me thike. Rasti ka ndodhur ne rrugen Muharrem Fejza ne Prishtine, ku dyshohet se nje person (mashkull) 16 vjec, ka pesuar lendime  nga arma e ftohte (thike). I njejti eshte derguar per tretman mjekesor, nderkohe qe njesitet policore jane duke punuar ne identifikimin dhe arrestimin e personave te dyshuar”, ka thënë Ahmeti për Periskopin./PERISKOPI

Shpërndaje në: