16 vjeçarja nga Mitrovica lë të gjithë gojëhapur me teknikën e saj me topin (Video)

16 vjeçarja nga Mitrovica lë të gjithë gojëhapur me teknikën e saj me topin (Video)

Albina Peci është një vajzë 16 vjeçare nga Mitrovica me një talent të rrallë për futbollin. Ajo së fundi ka bërë një video ku duket derisa bën matje në mënyrë mahnitëse me një top futbolli.

Futbolli i grave në Kosovë vazhdon të përparojë e të përparojë, me shumë vajza të reja që nuk duan të mbesin vetëm shikuese por edhe të përfshihen si futbolliste duke kontribuuar në zhvillimin e sportit.

E tillë është edhe Albina Peci.

Aftësitë e saj teknike duken tashmë në nivele perfekte, pasi shihet në një video që këmbët e saj janë si magnet për topin e futbollit.

Albina i ka thënë Periskopit se deri tash ka bërë gara në shkollën ISP në Prishtinë, lagjen Marigona.

E pyetur nëse do ta pranonte ofertën nga ndonjë klub kosovar për gra, ajo tha si vijon: “Besoj që do të ia filloj verës me ndonjë ekip në Mitrovicë për vajza.”

Për më shumë, po iu lëmë me videon e saj duke inkurajuar të gjitha vajzat dhe gratë e vendit tonë që të merren sa më shumë me sport:

Shpërndaje në: