1,7 milionë vende të lira pune, Gjermania lehtëson importin njerëzor nga Ballkani

1,7 milionë vende të lira pune, Gjermania lehtëson importin njerëzor nga Ballkani

Autoritetet gjermane vlerësojnë se ka mbi 1,7 milionë vende të hapura punë që nuk i plotësojnë dot.

Shumica e punëtorëve nevojiten në transportin ajror, hoteleri dhe shëndetësi.

Për këtë arsye, qeveria dëshiron ta bëjë importin e burimeve njerëzore nga Ballkani më të lehtë.

Kjo konfirmohet nga një infermiere nga Serbia, që u zhvendos në Gjermani 3 vite më parë.

“Punoj në një klinike të mirë dhe moderne, që vuan nga mungesa e stafit. Ky është problemi kryesor në Gjermani”, thotë Katarina Tešić, infermiere serbe.

Sipas të dhënave të organizatës gjermane GIZ, rreth 250 mijë qytetarë serbë jetojnë në Gjermani.

“Gjithçka nisi në 2013-n, kur politikat gjermane për emigracionin lejoi mërgimin e personave të kualifikuar, jo domosdoshmërisht të shkolluar, por që mund të kryejnë profesione dytësore aty ku ka boshllëqe”, shprehet Milica Ljesevic, nga organizata GIZ.

Kandidatët duhet të plotësojnë 3 nga 4 kriteret e kërkuar: një diplomë ose trajnim profesional të njohur nga Gjermania, tre vjet eksperiencë në fushën e kërkuar, aftësi gjuhësore ose qëndrim i mëparshëm në Gjermani dhe të mos jenë mbi 35 vjeç.

Shpërndaje në: